Rozë

“Ai të përfaqësojë Kosovën dhe jo Shqipërinë”\ Alban Ramosaj i kthehet keq Agim Doçit: Uroj të jesh gjallë…

Agim Doçi, një ndër anëtarët e jurisë në përzgjedhjen e këngës përfaqësuese tha se kënga e Ronela Hajatit ishte me dinjtozja dhe fitorja e saj ishte e merituar.

Gjithashtu ai u ndal edhe në një ndër pretendetët kryesore për të fituar festivalin e fundvitit Alban Ramosaj, që sipas tij nuk mund të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion, por Kosovën.“Kur më thoshte njeri pse nuk ja dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosoves le të konkurojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës.Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse une nuk mund të coj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët”, u shpreh ai.Sigurisht që Alban Ramosaj nuk mund të rrinte dot pa reaguar dhe pa i kthyer një përgjigje tekstshkruesit të njohur, Agim Docit.” I Nderuar Z.Doci. (Gjithashtu antar i jurise se festivalit te fundvitit ku konkurrava me “Theje”) Ajo qe duhet te “te vr asi” eshte fillmisht rracizmi ndaj “Shqiptareve te Kosoves” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit qe kuterbon nga ty ne kete interviste.

Europa nuk tallet me Kosovan apo Shqiperine, por me zgjedhjet qe bejm e si i lejojme te na shohin nder vite. (Meqe ra llafi, kemi nje liste te gjate me individe qe na krenojne neper bote si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shume te tjere) E meqe ke qejf te na ndash, le ti hyjme me thelle natyres se kendveshtrimit tend.Ka qene po nje “Shqiptare e Kosoves” qe na ka ngritur ne rezultatin me te larte historik ne Eurosong, apo harruat? te kujton gje emri Rona Nishliu?Persa i perket cfare jam, jam nje Shqipe! qe madje gezoj dhe emrin Alban nga nje baba (drite paste) shume patriot dhe me dije te thella per historine dhe gja kun tone.Flas 4 gjuhe te huaja, kam pashaporte Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur ne Holland, rritur ne Shqiperi me origjine nga Kosova e me rezidence ne Spanje dhe jam shume me shume Shqiptare se sa ju edhe shume me shume Europian se sa ju.Nuk jeni askushi qe te na ndani e te na limitoni per te perfaqesuar Mamane-Shqiperi ne Europe apo kudo!
Te sygjeroj te kursesh rakine ne dalje televizive dhe te perfaqesosh moshen tuaj e te na thuash dy tre gjera te mencura heres tjeter.Uroj te jesh gjall per vitin qe vjen e te shohesh se si do na perfaqesoj nje “Shqiptar nga Kosova””, shkruan Ramosaj.

MË TË LEXUARAT

To Top