Rozë

“E dua familjen”\ Çiljeta Xhilaga: Po rrit dy djem, lodhem shumë por i jam përkushtuar atyre

Çiljeta Xhilaga, e konsideruar seks simbol në një moshë që ajo as nuk e dinte kuptimin e termit dhe një ndër emrat më të njohur të showbizit shqiptar për vite me radhë, prej kohësh qëndron disi e shkëputur nga muzika dhe ka zgjedhur t’u qëndrojë larg titujve të portaleve. Në një intervistë për “Goca & Gra” në Top Channel, Çiljeta foli për fazën e re të jetës.

Çiljeta nuk pyet për këshilla prindërimi e psikologë, ajo e dënon Fernandon dhe kjo metodë funksionon shumë mirë - Showbiz

“Mendoj që çdo gjë ka fazën e vetë në jetë. Unë e kam dashur gjithmonë familjen. Kam dashur të kem një familje, sepse ashtu jam rritur. Natyrisht nis që në vogëli nga mënyra si rritesh. Gjithmonë e kam dashur një familje të bukur, të mbledhur. Atëherë ishte koha për të qenë pjesë e karrierës, tani është pjesa e familjes. Të dyja bashkë është shumë e vështirë t’i bësh.”

Këngëtarja jeton me partnerin e saj, futbollistin Alban Hoxha, dhe i është përkushtuar rritjes së dy fëmijëve, djalit të saj, Fernandos, dhe djalit të Albanit. Beko, djali i Albanit, erdhi në jetë në 2014-n dhe 16 ditë pas lindjes, nëna e tij, Dori, ndërroi jetë si pasojë e një hemoragjie celebrale.

“Unë jam me tre burra në shtëpi,” u shpreh me shaka Çiljeta duke iu referuar kohës që i duhet për rritjen e dy djemve. “Ka lodhje të madhe, pafund, por e dua shumë këtë pjesë,” shtoi ajo.

Në lidhje me raportin e dy djemve, 9 dhe 7 vjeç, këngëtarja tha se “ata duhen shumë” dhe i konsideroi si dy dashuritë më të mëdha të jetës së saj.

Çiljeta shtoi gjithashtu se po punon me një projekt muzikor dhe nuk e përjashtoi mundësinë e rikthimit në muzikë në mënyrë më aktive, por për këtë ndoshta do të duhen edhe pak vite.

Kur të gjithë mendonin se Çiljeta ishte në lidhje të komplikuar me Alban Hoxhën, çifti fejohet

MË TË LEXUARAT

To Top