Rozë

Fifi u lidh me ish-burrin e saj\ Adrola Dushi bën veprimin që nuk pritej live në emision për ta

Lajmet e ditëve të fundit për lidhjen e Fifit me Adisin, ish-bashkëshorti i Adrola Dushit, kanë bërë pjesë edhe këtë të fundit, ndonëse prej vitesh, modelja e njohur dhe babai i Troit jetojnë prej vitesh jetën e tyre të ndarë.

Çfarë mendimi ka Adrola për lidhjen e Adisit me Fifin? Ja urimi i saj publik

Sonte, e ftuar në “Më lër të flas”, në Top Channel, Adrola, e gjendur përballë pyetjes nëse e ka uruar Adisin për lidhjen me Fifin, nuk e pati fare problem të fliste hapur: “Doni ta uroj këtu? Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit!” – tha ajo.Pas ndërhyrjes së Donaldit nëse kjo ishte për të mirë, Adrola konfirmoi: “Patjetër, nuk kam asgjë kundër lidhjeve. Jam gjithmonë pro lidhjeve të dashurisë”.Adrola ka folur se si është marrëdhënia e saj me të birin. Modelja u shpreh se për djalin e saj është e gatshme të bëjë gjithçka, ndërsa ka theksuar se ndihet e bekuar që ka një fëmijë të tillë.“Për Troin nuk kam rregulla, nuk kam limite, nuk kam asgjë. Kur vjen puna te Troi jam njeri tjetër. Kam një komunikim shumë të mirë me Troin që nuk kam nevojë as t’i bërtas.

E din kur gabon, e dinë kur duhet të qetësohet dhe unë jam shumë e bekuar me atë fëmijë”, tha Adrola.Po ashtu ajo ka komentuar dhe këngëtarin Capital T, me të cilin u përfol se modelja ishte në një marrëdhënie. Ajo tha se Capital T është një super artist dhe meriton një duartrokitje shumë të madhe.

MË TË LEXUARAT

To Top