Rozë

Vetëm apo çift? Për’puthen mbaroi, Laureta i la pa fjalë të gjithë me atë që vendosi

Sezoni i dytë i “Për’puthen” është finalizuar teksa në ditët në vijim do ketë “Reunion” Të ish-konkurrentëve dhe takime me fansat.

Ka qenë e kërkuar nga INTERPOLI', detaje shokuese për konkurrenten e  'Përputhen'

Konkurrentët e mbetur në emision kanë bërë sot zgjedhjet përfundimtae se si do dalin nga programi. Laureta është një nga konkurrentet më të përfolura të këtij sezoni por ajo ka vendosur të largohet vetëm.

Si fillim ajo nisi takimin në studio me Danjelin dhe më pas me Samuelin. Pavarësisht se ka zhvilluar takime me të dy djemtë Laureta shprehet se koha ka qenë shumë e shkurtër dhe ka vendosur të dalë e vetme nga programi.

Gjatë takimit me Danjelin, Laureta tha se nuk e ka njohur mirë atë dhe se koha në program ka qenë shumë e shkurtër. Tre takimet e tyre nuk kanë mjaftuar për ta njohur njëri-tjetrin. Ata vendosën që të mbeten shokë, ndërsa koha do të vërtetojë gjithçka.

Në takimin me Samuelin ishte me më shumë emocione, teksa shihej se sa të vështirë e kishte të jepte vendimin e saj. Laureta tha se kanë qenë momente shumë të bukura ato që ka kaluar me Samuelin dhe se e ka bërë të ndihet shumë mirë. Por ka nevojë të qetësohet, ndërsa vendosën të mbeten shokë duke vijuar kontaktet jashtë programit.

Laureta 'tranon' ndjekësit veshur me fustan të shkurtër

MË TË LEXUARAT

To Top